UncategorizedCILI ËSHTË DALLIMI MIDIS PEPTIDEVE TË KOLAGJENIT DHE KOLAGJENIT TË HIDROLIZUAR?

CILI ËSHTË DALLIMI MIDIS PEPTIDEVE TË KOLAGJENIT DHE KOLAGJENIT TË HIDROLIZUAR?

PEPTIDET E KOLAGJENIT APO KOLAGJENI I HIDROLIZUAR? NË KËTË PJESË I SHPJEGOJMË MË HOLLËSISHT KËTA DY EMRA DHE TREGOJMË SE NGA VIJNË DHE ÇFARË KUPTIMI KANË.

Thënë thjesht – nuk ka dallim. Nocionet peptidet e kolagjenit dhe kolagjeni i hidrolizuar janë sinonime dhe përdoren në mënyrë të ndërsjellë për të njëjtin produkt. Bëhet fjalë për semantikë të zakonshme. Fraza “peptidet e kolagjenit” bazohet në produktin përfundimtar, të cilët janë peptidet që fitohen nga kolagjeni; ndërsa “kolagjeni i hidrolizuar” e ka origjinën nga procesi i hidrolizës, metoda e përdorur për prodhimin e peptideve të kolagjenit.

Për ilustrim më të thjeshtë, le të marrim nocionin “miell gruri”. Mund ta quajmë edhe “miell i bluar” pas bluarjes ose thjesht “miell”, në varësi të produktit përfundimtar.

Në këtë kuptim, kolagjeni i hidrolizuar është sinonim i peptideve të kolagjenit.

Kolagjeni i hidrolizuar ose peptidet e kolagjenit: cilën frazë duhet ta përdorim?

Cilëndo qoftë. Të dyja janë në rregull. Vitet e fundit trendi është të përdoret më shumë peptide të kolagjenit. Kjo është për shkak se peptidet që fitohen nga kolagjeni janë komponentët bioaktivë kryesorë. Me fjalë të tjera, janë peptidet bioaktive që i shtojnë vlerë spektrit të gjerë të produkteve nutricioniste, kështu që është e logjikshme të përdoret peptide të kolagjenit.

Çfarë është kolagjeni?

Kolagjeni është proteinë e rëndësishme strukturore tek kafshët. Në esencë, ai e ruan trupin bashkë, duke u dhënë forcë, strukturë, elasticitet dhe kohezion kockave, lëkurës, muskujve, tetivave, ligamenteve dhe kërcit.

Ekzistojnë lloje të ndryshme të kolagjenit në trup. Kolagjeni i tipit I, për shembull, përbëhet nga fibra shumë të gjata dhe të mbështjella fort që i japin forcë shtrirjes së ligamenteve, tetivave dhe lëkurës. Nga ana tjetër, fibrat në kolagjenin e tipit II janë më të shkurtra, gjë që mundëson kërcin të thithë goditjet midis kockave dhe të zbusë veprimin e nyjeve. Kështu që, bëhet fjalë për substancë që luan rol thelbësor në ruajtjen e shëndetit të mirë fizik.

Siç plakemi, trupi prodhon më pak kolagjen, duke rezultuar në shenja të dukshme të plakjes, siç janë linjat dhe rrudhat. Kjo është për shkak se ka më pak kolagjen në lëkurë që do të siguronte elasticitet dhe mbështetje strukturore për lëkurën.

Kolagjeni (zakonisht lëkura dhe kockat e peshkut, derrit dhe gjedhit) është lënda e parë që përdoret për të bërë produkte të tilla si xhelatina dhe peptidet e kolagjenit.

Çfarë janë peptidet e kolagjenit dhe cili është procesi i hidrolizimit të kolagjenit?

Peptidet e kolagjenit janë zinxhirë të shkurtër të aminoacideve të nxjerra nga kolagjeni burimor (i plotë) përmes procesit të quajtur hidroliza enzime (i quajtur edhe hidrolizimi enzimë).

Kolagjeni burimor (p.sh. lëkura e gjedhit) duhet t’i nënshtrohet procesit të zbutjes që mundëson peptidet e kolagjenit të çlirohen nga lidhjet e tyre dhe të nxirren në mënyrë të sigurt. Në nivelin molekular, kolagjeni përbëhet nga tre zinxhirë të gjatë aminoacidesh që formojnë spirale të trefishtë me peshë të lartë molekulare. Si rezultat i kësaj, peptidet e kolagjenit janë pjesë e një matrice të ngurtë dhe të patretshme të fibrave të kolagjenit.

Kolagjeni më pas kalon nëpër procesin e quajtur hidroliza enzimë. Enzima specifike përdoret këtu për t’i ndërprerë lidhjet peptide në mënyrë që peptidet e kolagjenit të mund të nxirren. Shkalla e hidrolizës ndikon në peshën mesatare molekulare të produktit përfundimtar.

Procesi i hidrolizës së enzimës kontrollohet rreptësisht për të siguruar riprodhueshmëri.

 

Pse peptidet e kolagjenit (kolagjeni i hidrolizuar) janë të dobishme?

Peptidet e kolagjenit janë bioaktive. Kjo do të thotë se pasi të përthithen në qarkullimin e gjakut, ato mund të ndikojnë në aktivitetin e qelizave në trup në një sërë mënyrash. Për shembull, peptidet e kolagjenit mund t’i stimulojnë fibroblastet në lëkurë për të prodhuar më shumë acid hialuronik, që është me rëndësi thelbësore për hidratimin e lëkurës.

Peptidet bioaktive të kolagjenit mund të ndihmojnë trupin të përmirësojnë indin e dëmtuar. Ato ofrojnë mbështetje strukturore për lëkurën, kontribuojnë në flokë të shëndetshëm dhe ndihmojnë në mirëmbajtjen e dendësisë së kockave. Kjo është arsyeja pse peptidet e kolagjenit përdoren për shumë qëllime lidhur me shëndetin, bukurinë dhe për nevojat e fitnesit.

Për shembull, studime të ndryshme shkencore kanë treguar se peptidet e kolagjenit mund të ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të nyjeve, duke mbrojtur kërcin nga degradimi dhe duke ndihmuar në reduktimin e inflamacionit rreth nyjës. Ky ka ndikim të dobishëm te njerëzit me sëmundje të nyjeve, pasi mund të ndihmojë në përmirësimin e lëvizshmërisë dhe reduktimin e dhimbjes.

Përdorimet e tjera të peptideve të kolagjenit:

Rikuperimi gjatë aktiviteteve sportive

Peptidet e kolagjenit përdoren nga sportistët, bodibilderët dhe entuziastët e sportit për të ndihmuar në reduktimin e kohës që duhet për t’u rikuperuar pas stërvitjes intensive. Aktiviteti i fortë i ngarkon fibrat e muskujve dhe mbështjellësin e indit lidhor, kështu që trupi ka nevojë për kohë për t’u shëruar përpara se të vazhdojë stërvitjen.

Peptidet e kolagjenit mund të mbështesin rikuperimin duke reduktuar kohën e nevojshme për rikuperim, që do të thotë se sportistët mund të maksimizojnë orarin e stërvitjes dhe të përmirësojnë performancën e tyre.

Përveç kohës më të shkurtër të nevojshme për rikuperim, marrja e peptideve të kolagjenit gjithashtu mund të zvogëlojë dhimbjen e muskujve.

Shëndeti i kockave

Peptidet e kolagjenit gjithashtu mund të ndihmojnë edhe në lidhje me shëndetin e kockave. Kockat përbëhen kryesisht nga kripërat e kolagjenit dhe kalciumit. Gjatë gjithë jetës së një personi, kockat vazhdimisht përmirësohen dhe rigjenerohen përmes procesit të njohur si rindërtimi i kockave.

Si suplement (shtesë) në shëndet, peptidet e kolagjenit mund të përdoren për të forcuar procesin e rindërtimit të kockave dhe për të ndihmuar në ruajtjen e shëndetit të mirë të tyre. Në një studim të paradokohshëm, studiuesit konstatuan se marrja e peptidit të kolagjenit si suplement mund të ndikojë në metabolizmin e qelizave të kockave në nivele të shumta, duke stimuluar kështu procesin e rigjenerimit të kockave dhe duke ndihmuar trupin të ruajë forcën e tij.  

Bukuria e lëkurës

Peptidet e kolagjenit përdoren për të ndihmuar në përmirësimin e shëndetit të lëkurës dhe për t’i ngadalësuar shenjat e dukshme të plakjes, siç janë rrudhat. Ka disa studime shkencore që e demonstrojnë aftësinë e peptideve të kolagjenit për të inkurajuar bukurinë e lëkurës. Në vitin 2015, rezultatet e dy studimeve klinike treguan se plotësimi i kolagjenit e përmirësoi pamjen dhe hidratimin e lëkurës tek gratë kaukaziane dhe japoneze. Një studim tjetër i vitit 2019 konfirmoi se shtesa në formën e peptidit të kolagjenit ka efekte pozitive në lëkurë tek personat me lloje të ndryshme të lëkurës.

back to top